Lezha ende me probleme/ Pas shirave fillon rrëshqitja e dherave, rrezikohen disa banesa

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.01.2021, 09:05

Situata nga reshjet ditën e sotme në Lezhë paraqitet më e qetë, megjithatë, ende ka problem. Pas përmbytjeve shqetësuese është bërë rrëshqitja e dherave. Mësohet se disa banesa janë në rrezik për shkak të erozionit. Banorët janë evakuuar, ndërkohë që në fshatra kanë mbërritur dhe mjete të ushtrisë.

Lajm i mirë është se niveli i Drinit ka rënë me 40 centimetra. Gjithashtu janë hapur edhe disa rrugë që dje ishin të bllokuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit