Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu telefonoi bosin e firmës së vaksinave Pfizer 17 herë brenda pak ditësh për të siguruar më shumë furnizime të vaksinës Covid. Thuhet se Izraeli ka rënë dakord të paguajë 50 përqind më shumë për dozë sesa Britania e Madhe dhe kërkon që personat të fitojnë imunitet deri në mars
Izraeli tashmë ka vaksinuar 1.8 milion persona, një e pesta e popullsisë së tij në vetëm tre javë. Megjithatë, ende nuk janë premtuar vaksina deri në mes të nëntorit, pasi Britania vendosi të blinte 40 milion doza. Ministria e Shëndetësisë thotë se po ndan dërgesat e saj Pfizer / BioNTech edhe në zona të largëta të vendit.
Disa infermierë kanë arritur të rrisin efikasitetin duke nxjerrë gjashtë doza nga secila shishkë, pesë saç ishte parashikuar.