Do kalonin në Itali me ndihmën e shqiptarëve, 50 klandestinët u lanë në mëshirë të fatit: U dogjëm nga benzina!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.01.2021, 07:41

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga gjetja e 50 klandestinëve mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Mësohet se ata kanë njoftuar vetë policinë, pasi rrezikonin që të mbyteshin, për shkak të motit të keq, dhe gomonia me të cilën ata do të udhëtonin, po mbushej me ujë. Klandestinët janë shprehur se ata kishin rënë dakord me një grup trafikantësh shqiptarë për të kaluar në Itali, por nuk kanë mundur dot.

Gjendja e tyre shëndetësore është paraqitur e rënduar dhe gra e fëmijë janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Një prej sirianëve u shpreh:

Paratë i ka paguar im vëlla , nuk e di sa lek ka paguar, ne donim të shkonim në Itali ….në Europë , kudoqoftë. Kemi qëndruar për rreth 3 orë në det, u dogjëm nga benzina.

Pjesa tjetër e tyre gjenden në korridoret e Drejtorisë Vendore të policisë. Kjo e fundit në komunikatën e saj për shtyp tha se goditi një rast trafiku klandestinësh, megjithatë salla operative u njoftua për një mjet lundrues me shtetas të huaj në bord që kërkoi ndihmë për shpëtim pasi gjendej në grykëderdhjen të Vjosës në rrezik për tu mbytur. Gomonia e përmasave të mëdha është dëmtuar dhe mbytur pjesërisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit