Twitter mbyll përfundimisht llogarinë e Donald Trump

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.01.2021, 01:59

Mbremjen e sotme kompania e “Twitter” ka njoftuar se ka mbyllur përfundimisht llogarinë e Donald Trump. Sipas njoftimit të kompanisë thuhet se pas një rishikimi të ngushtë në llogarinë e presidentit dhe kontekstit, kanë vendosur që të mbyllin përfundimisht llogarinë e këtij të fundit, për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës. Kujtojmë se llogaria e presidentit u bllokua fillimisht për 12 orë më datë 6 janar për shkak të shkeljeve të rënda të politikës dhe integritetit qytetar.

Ndërkohë, më tej në deklaratë thuhet se:

Në kontekstin e ngjarjeve të tmerrshme këtë javë, ne e bëmë të qartë se shkeljet shtesë të rregullave të Twitter potencialisht do të rezultonin në këtë mënyrë veprimi.

Vlen të theksohet se Twitter kishte bllokuar disa herë mesazhet e Donald Trump duke i cilësuar si të pavërteta dhe pikërisht postimet që kishin të bënin me pretendimet për vjedhjen e votave.

Burimi: www.11alive.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit