Mirlinda Karçanaj lëshon dorën, 1 miliardë për djalin e Sandër Meksit ndonëse një tjetër ofroi 400 milion më pak

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.01.2021, 20:10

Mirlinda Karçanaj vazhdon përsëri të bëjë detyrën që i ka ngarkuar shefi i Rilindjes. Të shpërndajë para nëpërmjet tenderave që organizon institucioni që ajo drejton. Në rastin konkret bëhet fjalë për plot 400 milionë lekë të vjetra me TVSH, një dëm i pastër ekonomik ndaj shtetit shqiptar.

Klienti i rradhës duket se është Endri Meksi, djali ish-kryeministrit të Partisë Demokratikë, Aleksandër Meksi. Drejtoresha mavi i ka dhënë Meksit një tender me vlerë rreth 1 miliardë lekë të vjetra me TVSH me objekt “Përmirësimi i sigurisë së informacionit për infrastrukturën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë”.

Nga dokumentat e tenderit, shikohet se në të kanë marrë pjesë 4 kompani, nga të cilat njëra prej tyre ka ofruar plot 400 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak se Endri Meksi, por për habi është skualifikuar. Ndërkohë duket se SPAK vazhdon ende të flejë gjumë, madje më shumë se kryetari aktual i opozitës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit