Ekzekutoi çiftin Pasho/ Elona hesht para trupës gjykuese, prokurori nxjerr përgjimet

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.01.2021, 19:34

Ekzekutimi i pamëshirshëm i çiftit shqiptar Teuta dhe Shpëtim Pashos në Itali, ka nxjerë në dritë detaje të reja. Gjatë ditës së sotme, e dyshuara për vrasjen e shqiptarëve, Elona Pasho ka dalë sot para trupës gjykuese. Pas shyrtimit të materialeve, Gjykata në Itali ka vendosur që 36-vjeçarja të lihet në burg. Ndërkohë në sallën e gjygjqit ishin prokurori, gjyqtarët dhe dy mbrojtësit e 36-vjeçares shqiptare nga Durrësi, Federico Febbo dhe Antonio D’Orzi. Gjatë seancës, Elona shihej e heshtur, ndërsa në pah janë vendosur disa përgjime telefonike të bëra në muajin dhjetor. Mësohet se në ato përgjime, dëgjohet që Elona ndihet e shqetësuar për gjurmët që kishte lënë pas krimit.

Prokurori:

Në telefonatat me bashkëbiseduesit e saj, ajo tregon vëmendje për çdo gjurmë, të tilla si gjurmët e gishtërinjve, të cilat mund të kenë mbetur në valixhe.

Këto akuza nuk u mbështetën nga avokatët e Elonës, të cilët i panë si të pa mjaftueshme.

Burimi: firenzetoday.it/Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit