Ia mori Atdheun “nga duart”, Melisa ‘thumbon’ Anën: Operacionet plastike janë për…

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.01.2021, 18:33

Pas takimit me Elvisin, debateve të shumta në studio dhe gatishmërisë së Melisës për marrëdhënie intime që në takimin e parë, ka ardhur edhe një ‘thumb’ i bukuroshes flokëkuqe. Përmes një instastory, ajo ka kërkuar nga ndjekësit pyetje që nuk kanë të bëjnë me emisionin. Një nga fansat që ndjek Melisën, i ka kërkuar bukuroshes të tregojë nëse ka bërë operacione plastike. Në përgjigjen e saj, ajo u shpreh se është rehat me atë trup që ka dhe se nuk kërkon perfeksion, duke thumbuar kështu Ana Lleshin, ish-konkurrenten që përjetoi një romancë me Atdheun, pasi Ana 1 para pak ditësh ka kryer operacion në hundë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit