Humbi betejën me Covid-19, ky është 21-vjeçari nga Durrësi që u shtrua tek Infektivi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.01.2021, 17:48

Pasditen e sotme, ISHP njoftoi për 7 viktima nga koronavirusi, ku më i riu ishte një 21-vjeçar. Mësohet se bëhet fjalë për një djalë të ri nga Durrësi, i cili kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. V.Bici kishte rezultuar disa ditë më parë pozitiv me koronavirus, por sëmundjet shoqëruese dhe përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore bënë që mjekët të vendosnin për shtrimin e tij tek Infektivi. 21-vjeçari rëndonte rreth 160 kilogram dhe ishte i shtruar prej disa ditësh te Spitali Infektiv, por nuk ia doli të mposhtë sëmundjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit