Një përdorues i TikTok i ka dhuruar një gruaje të pastrehë apartamentin e tij, pasi nisi një fushatë të financuese. Ajo i kishte rënë atij në sy pasi e kishte parë në rrugë pa këpucë. Pasi vuri re gruan që ecte zbathur, Isaiah Garza vendosi të bënte diçka, në fillim duke i dhënë asaj para dhe një palë të reja atletesh. Ai nisi ta vizitonte atë rregullisht, çdo herë duke i dhënë gjërat e nevojshme si para, një smartphone, dhe veshje, para se ta befasonte. Gruaja, e quajtur Robin, kishte qenë e pastrehë për më shumë se 10 vjet, pasi u detyrua të dilte në rrugë pas një marrëdhënieje abuzive.
Një video në TikTok tregon atë që ndodhi gjatë takimit të tyre të parë. Isaiah ndaloi makinën për ta pyetur atë: Unë kam një pyetje për ty. Unë jam këtu thjesht për të përhapur dashuri. A mund të të jap disa para dhe të të blej një palë këpucë të reja?" Robin, dukshëm e befasuar, përgjigjet: "Po!" Ai më vonë u kthye për t’i ofruar më shumë ndihmë, duke e pyetur: "Të pëlqejnë ato këpucët e reja që të bleva?" "Mirë janë", përgjigjet Robin, duke treguar atletet e reja.
Isaiah më pas shpjegon se dëshiron të bëjë më shumë për ta ndihmuar, duke thënë: "Epo, të thashë se herën tjetër kur të kthehem të të shoh, do të të marr ca rroba të reja dhe do të të jap ca para, përsëri". Isaiah i lë disa rroba, xhinse, çorape një bluzë madje edhe një tufë lulesh. "Oh, nuk do të të harroj",-i thotë Robin.
Burimi: LadBible | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA