EKSKLUZIVE/ Vdekja e 25-vjeçares, kolegia: Është vendi më i rrezikshëm, asnjë grua nuk punonte atje

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.01.2021, 16:11

Vdekja e 25-vjeçares, Artineda Haskasa në Portin e Durrësit ditën e djeshme ka tronditur mbarë opinionin publik. Punonjësja e sigurisë u tërhoq zvarrë për 25 metra nga një trajler, ndërsa sipas vëzhgimit të kamerave të sigurisë është vënë re se e reja ka qenë duke bërë check-in për të hapur traun dhe për shkak të shiut ka nxituar të kalojë në anën tjetër pa kontrolluar rrugën. Ndërkohë, disa çaste më parë, pranë redaksisë së JOQ ALBANIA ka mbërritur një mesazh nga kolegia e 25-vjeçares e cila ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë. Kjo e fundit është shprehur se forca e sigurisë portuale ka rreth 170 efektivë, duke theksuar se asnjë grua apo vajzë përveç të ndjerës nuk punonte në postbllok, i cili sipas koleges është vendi më i rrezikshëm. Gjithashtu, kolegia ka folur në lidhje edhe me faktin se në derën e terminalit të konteinerve si për ironi të fatit ditën e djeshme u shpall fitues një firmë “Offshore” nga Malta.

Më konkretisht, kolegia e 25-vjeçares së ndjerë ka shkruar se:

Pershendetje Ju shkruaj ne lidhje me ngjarjen e ndodhur dje ne portin e durresit ku humbi jeten nje vajze 25 vjecare, ne krye te detyres si pasoj e perplasjes nga kamioni. Forca e siguris portuale ka rreth 170 efektive , ku asnje grua apo vajze pervec te ndjeres nuk punonte ne postbllok ne vendin me te rrezikshem per sigurin ., deren e kamionave te terminalit te kontenierve , ne shi dhe ne ere , nje pune per burra ,. ishte vetem ajo ,sepse nuk kishte miq. Ne deren e terminalit te kontenierve aty si per ironi te fatit po dje u shpall fitues nje firme offshore nga malta ku siç i diet asgje pervec faktit qe do te marre nga porti i durresit plot 30mil euro pa investuar asgje , duke e renditur kete koncesion ne vendin e pare per nga hajduteria pas atij te 2013 ku u dha terminali pasagjerve . E gjithe kjo nen mbikqyrjen e nje hajduti si pirro vengu i cili me paturpesin e faktit pervec se ka kontraktuar 45 mil euro ne tendera si ky lartpermendur , nuk meret fare me faktin se ktu ne port jane me 20 individe ku te gjith e dine se marin rrogat pa ardhur ne pune fare ., sepse keta kane miq., e ky bythec ska cfare i ben. Ju lutem publikoeni e te gjitha sa me lart jane fakte te cilat mund te vertetohen lehtesisht Anonim ju lutem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit