Kamerat kapin bisedën e Dybalës dhe Chiesas pas golit ndaj Milanit

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08.01.2021, 15:49

Kamerat afër fushës kapën dialogun mes Federico Chiesas dhe Paulo Dybalës pas golit të parë të Juventusit në San Siro kundër Milanit. Ish-ylli i Fiorentines zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë duke shfrytëzuar në maksimum një asist me thembër nga Dybala. Mikrofonat kapën dialogun midis yjeve të Juventusit gjatë festimeve të golave. Je i madh Paulo, je i madh", i ka thënë Chiesa, Dybalas. "Pra, herën tjetër eja dhe më përqafo”, ia kthen Dybala.

Pas golit, Chiesa vazhdoi vrapimin e tij në këndin e kundërt të fushës për të festuar me shokët e tjerë të skuadrës dhe Dybala bëri shaka duke u përpjekur të merrte një mirënjohje. Chiesa shënoi një tjetër gol në pjesën e dytë duke ndihmuar Juventusin të mposhtë Milanin dhe të afrohet shtatë pikë larg kuqezinjve në tabelën e klasifikimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit