Vrasja e dyfishtë e Shpëtimit dhe Teuta Pashos, bashkëshortët shqiptarë të copëtuar në nëntor 2015 dhe të vendosur në katër valixhe të gjetura midis 10 dhe 16 dhjetor të këtij viti në një fushë pranë Burgut fiorentin i Sollicciano, ende mbetet një enigmë pasi e arrestuar për këtë ngjarje, Elona Kalesha ish e dashura e djalit të çiftit ende nuk ka folur. Ditën e sotme avokati i saj foli për një emision televiziv dhe tha se Elona është shprehur se “është e pafajshme”. Sipas tij, deri më tani nuk ka ende prova që të vërtetojnë se Kalesha është fajtore, ka vetëm të dhëna që janë marrë nga fqinjët e çiftit në Firence.
Ai tha:
Më tej avokati tha se Elona nuk ka dhënë asnjë deklaratë për të akuzuar të dashurin e saj, se mund të ketë vrarë prindërit. I pyetur në lidhje me një bisedë të Elonës me kunatin e saj, ku akuzon të dashurin për vrasjen, avokati tha se “tabulatet telefonike nuk janë akuza”.
Avokati shtoi se, “është shumë e rëndësishme të presim rezultatin pas seancës gjyqësore dhe analizat që janë bërë në apartamentet nëse ka gjurmë biologjike që të lidhen me Elona KaleshA”. Gjithashtu avokati shprehet se i duket e vështirë që “Elona ta ketë kryer këtë veprën”. “Pashot kanë qenë dy, ajo ishte vetëm, i është dashur të transportojë valixhe të rënda, me dhjetëra kilogramë”, shtoi ai. I pyetur nëse ka patur vepra penale të tjera Elona, avokati tha se po, por që kanë qenë të parëndësishme.