Reshje të dendura dëbore në Kelmend, orteku merr përpara makinën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.01.2021, 11:50

Këtë javë vendi ynë është përfshirë nga reshje të shumta shiu dhe dëbore. Në veri të vendit kryesisht në zonën e Kelmendit dhe Thethit ka patur reshje të dendura dëbore të cilat kanë krijuar edhe probleme në qarkullim por edhe ka ndërprerë furnizimin me eneregji elektrike. Si pasojë e stuhisë së dëborës ka patur edhe orteqe, të cilat kanë sjellë dëme materiale. Mësohet se gjatë natës një ortek bore ka marrë përpara një automjet, në pronësi të mjekut të zonës. Por fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz pasi makina është ndalur nga një pemë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit