Situata e vështirë nga reshjet e shiut ka prekur edhe Shkodrën. Së fundmi mësohet se rruga e Obotit është e pakalueshme, pasi niveli i ujit ka shkuar në 60 centimetra. Gjithashtu janë bllokuar edhe banorët e fshatit.
Bashkia ka kërkuar urgjentisht mjetet e ushtrisë, pasi siutata edhe mund të përkeqësohet. Ndërsa në fshatin Shirq, në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan, uji ka përmbytur gati 500 ha tokë. Ende nuk ka filluar lidhja me fshatin e përmbytur, pasi mjetet e ushtrisë nuk kanë shkuar.
