Greqia vijon të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë, masa të rrepta për ata që udhëtojnë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.01.2021, 09:56

Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në Shqipëri dhe Greqi e kjo ka bërë që masat kufizuese të vijojnë të mbeten në fuqi deri më datën 21 janar. Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë ka njoftuar se kufiri mes dy vendeve do të vijojë të mbetet i mbyllur për të gjitha mënyrat e transportit përveç aeroportit Nënë Tereza dhe El Venizelos. Gjithashtu vijon të mbetet e ndaluar hyrja e shqiptarëve në territorin grek për arsye turistike apo vizita.

Për sa i përket Shqipërisë dhe qytetarëve Shqiptar janë në fuqi këto masa:

Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë do vazhdoj të konsiderohet i mbyllur, dhe si pasoj nuk lejohet asnjë lidhje me linja taktike qoftë tokësore qoftë detare.Autobusët , mini van, makina me targa shqiptare dhe anije e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi. Lidhja ajrore bëhet vetëm mes aeroportit Nën Tereza dhe El. Venizelos. Ndalohet hyrja në Greqi e qytetarëve shqiptarë që duan të vijnë në Greqi për arsye turistike apo vizite. Ndalohen personat me pasaportë shqiptare, apo me 90 ditorëshin. Në Greqi lejohet të hyjnë vetëm personat që kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi Greke. Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë (avjon, autobus , makie etj) duhet të plotësojnë 24-48 orë përpara mbërritjes në Greqi, Formularin PLF. Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë është e nevojshme të paraqesin Test negativ RT-PCR që duhet të jetë bërë deri në 72 orë përpara nisjes për në Greqi. Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi nga Shqipëria pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë duhet të bëjnë karantinë 7 ditore në shtëpinë e tyre. Pikat kufitare do punojnë çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 23.00 Nga Pika kufitare e Kakavijës do lejohet të kalojnë deri ne 750 veta. Kapshtica do jete mbyllur. Të gjithë pasagjerët që do lëvizin jashtë Greqisë duhet të plotësojnë dhe PLF 24 orë përpara udhëtimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit