Është arrestuar pas disa orësh shoferi i trajlerit që përplasi për vdekje dhe mori zvarrë efektiven e sigurisë portuale në Durrës, Artineda Haskasa. Policia njofton se në pranga është vënë F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Mësohet se efektivja është përplasur në momentin që trajleri po hynte në terminalin e kontejnerëve. 25-vjeçarja ka qenë te trau, ndërsa drejtuesi i trajlerit nuk ka arritur që të frenojë duke e përplasur për vdekje.