Që prej ditës së djeshme Vlora vijon të jetë nën pushtetin e ujit. Së fundmi mësohet se niveli i lumit Vjosë është rritur së tepërmi. Si pasojë ajo ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur në këtë mënyrë një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit në Vlorë.
Ndër të tjera, paralajmërohet se nëse reshjet vijojnë ende situate do përkeqësohet. Deri më tani nuk është marrë asnjë masë.