Plarent Ndreca: Qeveria e Ramës është më e mira që kemi patur 30 vitet e fundit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.01.2021, 00:53

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca ka deklaruar gjatë mbrëmjes se qeveria e Edi Ramës është më e mira që Shqipëria ka patur në 30 vitet e fundit. Ai tha gjithashtu se qeveria ka bërë një punë të mirë edhe kur në postin e ministrit të Drejtësisë ishte Ylli Manjani, me të cilin replikoi gjatë fjalës së tij.

Ndreca tha:

Qëllimi i zgjedhjeve është të zgjedhë qeverinë më të mirë. Nëse ka ndonjë aktor në treg që ofron qeverisjen më të mirë, sigurisht që është Edi Rama. Ka rezultatet më të mira, është qeveria më e mirë që kemi patur në këto 30 vitet e fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit