Dashamir Shehi-Ramës: Je shumë i vogël për të bërë gjëra të mëdha!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.01.2021, 00:23

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur në mbrëmje në lidhje me takimet e Ramës në Turqi dhe Greqi. Shehi ka komentuar lajmin e përhapur nga disa media se Edi Rama ka shkuar të pajtojë Turqinë me Greqinë, duke thënë se Rama është tepër i vogël për të bërë gjëra të mëdha. Sipas tij kjo është një politikë personale që ai po e ndjek për fushatë.

Shehi u shpreh:

Nuk e quaj, negociatorët janë njerëz që vijnë nga një pushtet që i buron nga origjina e vendit. Po zihen dy të mëdhenj dhe t’i puqë një i vogël? Kjo nuk vlen. Ai shkon dhe i takon demek o bën një gjë të madhe, por nuk ia doli. Ka një vit që e bën këtë, por nuk ia doli sepse nuk është i aftë ta bëjë punën e ndërmjetësimit. Po e bën këtë para fushate, për të treguar miqësinë që ka me dy vende të mëdha. Rama ka fryrë një atmosferë në Tiranë me njerëzit e vet. Nuk e mbylli dot Merkeli do e mbylli ky i yni. Unë e gjykoj që nga kjo punë nuk do bëhet asgjë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit