Nuk pranoi ndarjen/ Shqiptari xheloz terrorizon ish të dashurën, i hedh eksploziv në shtëpi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.01.2021, 00:28

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane me akuzat e përndjekjes dhe kërcënimit. Ky i fundit ishte akuzuar nga ish e dashura 20-vjeçare, pasi gjatë lidhjes riu i kërkonte që të vishej me rroba të mbyllura dhe të hiqte dorë nga rrjetet sociale. Por pas ndarjes përndjekjet dhe dhuna psikologjike ndaj vajzës u shtuan më shumë nga ana e 21-vjeçarit shqiptar. I riu deklaroi se të gjitha veprimet që kishte bërë ishin për shkak të xhelozisë, ndërsa në momentin që e dashura e ndau, 21-vjeçari e kishte kërcënuar atë se nëse niste një lidhje të re do e vriste. Por, përveç kësaj shqiptari kishte kryer shumë vepra penale ndaj familjes italiane, duke i shkatërruar makinën, dëmtuar shtëpinë dhe fyer prindërit e saj. Ndërkohë, në fund të muajit dhjetor ai kishte hedhur një bombë të krijuar vetë në ballkonin e saj, duke shkaktuar shumë dëme në strukturën e banesës dhe trembur familjen. Pas arrestimit në Cornaredo të Milanos, ai është dërguar në burgun e San Vittores.

Burimi: www.dayitalianews.com | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit