Reshjet e dendura të dëborës/ Bllokohet një makinë në Theth, qytetari: Kemi që në drekë këtu

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.01.2021, 23:12

Prej disa ditësh Shqipëria është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje të dendura dëbore dhe shiu. Sakaq kjo ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në shumë akse të vendit. Së fundmi një rast i tillë ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku një qytetar na shkruan se ka mbetur i izoluar në zonën e Thethit për shkak të borës së dendur. Ai shton më tej se ndodhet që prej orës 14 i bllokuar aty dhe asgjë nuk është bërë, as policia nuk ka shkuar. E vetmja përpjekje që kanë bërë ka qenë pastrimi i borës për të kthyer makinën mbrapsht, ndërkohë që shton se i duhen edhe 15 orë për të shkuar në shtëpi.

Mesazhi i mbërritur:

Psh. Jemi te bllokuar ne Zonen e Thethit, jemi ne Borr te izolum. Jemi nga ora 2 e drekes qe po tentoj per te kalu aksin Boge-Theth dhe jemi te bllokum. Momentalisht kemi ber dorhjekje dhe jemi Duke u kthyer ne afersi te Qafes se Thore. Jo kuka polici as sen. U lutem postojeni ta shof in gjith shqipria cfar bahet me Parkun Komtar Theth ju faliminers. Po pastrojm boren per takthy makinen mrapsht ktu kujemi, jan rreth 90 centim bor Kemi edhe rreth 15 ore rruge me makinaeshku te shpiat. Shife sa rruge naduhet perte shku te shpiat ne Theth. Menim te Zotit mrrijm ne Theth ka darka neser faliminers.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit