Pasditja e sotme rezultoi fatale për punonjësen e sigurisë në Portin e Durrësit, Artineda Haskasa. Ajo humbi jetën për shkak se një trajler i tonazhit të rëndë e zuri përposhtë duke e tërhequr zvarrë për 25 metra. 25-vjeçarja mori plagë të shumta në trup dhe nuk mundi të mbijetonte, ndonëse ambulanca mbërriti me urgjencë në vendngjarje, në lagjen nr.3. Ndërkohë në rrjetet sociale janë publikuar disa dedikime prekëse nga të afërmit dhe miqtë e 25-vjeçares.
Një afërme e saj shkruan:
“U prehsh në paqe e dashur Artineda”, shton një mik tjetër i saj.
Gjithashtu për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe akulteti i Shkencave Politiko-Juridike në Universitetin "Aleksandër Mosiu".
Postimi i plotë i FSHPJ:
Është ende e paqartë se si ka ndodhur ngjarja tragjike dhe çdo gjë pritet të zbardhet nga dëshmia e shoferit të kamionit, i cili është shoqëruar në polici.
