Bilanci/ 4 viktima nga protesta në SHBA, 68 persona vihen pas hekurave

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.01.2021, 21:55

Ditën e djeshme SHBA u përfshi nga një protestë e fuqishme nga ana e mbështetësve të Donald Trump. Ata nuk ishin dakord me certifikimin e Joe Biden si president i ri i SHBA dhe për këtë arsye mësynë në ambientet e Kongresit duke shkatërruar çdo gjë. Deri më tani janë arrestuar 68 persona që dyshohet se janë të implikuar në trazirat e ditës së enjte. Departamenti i Policisë Metropolitane në Uashington DC, po kërkon ndihmën e publikut në identifikimin e disa prej protestuesve që sulmuan dje Capitol-in.

Departamenti publikoi në Twitter katër fotografi të disa prej njerëzve që morën pjesë në protestë dhe kërkoi nga cilido që kishte informacion, t’i telefononte. Theksojmë gjithashtu se 4 persona humbën jetën si pasojë e kaosit të shkaktuar nga mbështetësit e Donald Trump brenda Capitol Hill-it.

Burimi: Nbcnews.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit