Mbremjen e sotme është regjistruar një aksident i rëndë në qytetin e Cërrikut. Edhe pse moti nuk është i mirë për të lëvizur dhe aq më tepër me shpejtësi tej normave të lejuara, siç duket kjo nuk i ka bërë përshtypje dy drejtuesve të automjeteve. Këta të fundit kanë vendosur të bëjnë gara në këtë qytet, por e gjitha ka përfunduar me një përplasje kokë më kokë të dy mjeteve. Përplasja ka ndodhur në mes të një qendre të banuar, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.