“Çmendet” Ergys Verdho, i jep 15 milion euro tender GJIKURISË ndonëse firma tjetër ofroi 6 milion euro më pak

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.01.2021, 21:09

Një rast i pabesueshëm por plotësisht i vërtetë ky që do t’ju paraqesim në vijim. Ergys Verdho, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar i ka dhënë një tender prej rreth 15 milion eurosh me TVSH firmës GJIKURIA, ndonëse njëra nga firmat pjesëmarrëse në tender ka ofruar plot 6 milionë euro më pak.

Që Ergys Verdho me shokët e shoqet e tij të Rilindjes abuzojnë me tenderat, kjo tashmë dihet. Por të abuzosh në një mënyrë kaq flagrante vetëm “Gysi” di ta bëjë. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtim rruga Palasë – Dhërmi” me numër reference REF-76328-10-21-2020. Në garë kanë marrë pjesë 7 firma apo grupime firmash, nga të cilat fituese është shpallur “GJIKURIA” në pronësi të Milo dhe Florenc Gjikuria, për vlerën e 1,562,805,184 lekëve të reja pa TVSH ose rreth 15 milion euro me TVSH.

Kjo shifër madje është thuajse e njëjtë me fondin limit të tenderit, ose më saktësisht është sa 96.5% e këtij fondi, një tregues ky që lë vend për dyshime të forta se fituesi ka qenë i paracaktuar. Siç duket Ergys Verdho ka bërë një pazar mjaft të mirë kësaj rradhe duke i shkaktuar shtetit një dëm prej të paktën 6 milion euro. Jepi Gysi!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit