Gjatë gjithë historisë, njerëzit kanë zhvilluar lidhje të veçanta me qentë, ndërsa për njeriun cilësohet si "shoku" më i mirë. Ata nuk i harrojnë zotërinjtë e tyre dhe nuk lejojnë që ata të dëmtohen në praninë e tyre. Kjo gjë është vërtetuar edhe sot, ku një qytetar është rrëzuar në tokë pa ndjenja për shkak të një luhatje tensioni. Qeni i zotërisë në fjalë, i qëndronte afër personit të lënduar, ndërsa nuk i lejonte policët dhe mjekët t’i afroheshin. Por, pas pak minutash siç duket e kuptoi që ishin për një qëllim të mirë dhe u distancua. Pranë redaksisë së JOQ ALBANIA ka mbërritur një mesazh i një qytetari që shkruan në lidhje me rastin konkret, ndërsa bashkëngjitur mesazhit ka dërguar edhe një foto ku shfaqet qeni besnik pranë pronarit të lënduar.
Qytetari ka shkruar: