EKSKLUZIVE/ Arkineda, 25-vjeçarja që përplasi trajleri në Portin e Durrësit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.01.2021, 19:44

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Portin e Durrësit, ku 25-vjeçarja Arkineda Haskasa ndërroi jetë, pasi u tërhoq zvarrë nga një automjet tip trajler për 25 metra. Punonjësja e sigurisë nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të rënda të marra. Ndërkohë, sipas raportimeve i riu që është roje, e nxorri atë në terren.

Më konkretisht qytetarja është shprehur se:

Ky i security i riu që ka hyrë e nxorri në terren. Tre femra janë gjithsej tek security. Thoshte gjithmonë e shkreta ma nxiu jetën, a thua jam çun e më lë tek pikat më të vështira. Ça behet kshu o zot.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, ndërsa shoferi i kamionit është shoqëruar në polici dhe pritet dëshmia e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit