U rikonstruktua para pak kohësh, rruga Durrës-Shijak përmbytet nga shiu, bllokohen qytetarët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.01.2021, 18:30

Rruga Durrës-Shijak, e cila është rikonstruktuar vetëm pak kohë më parë, sot ka përfunduar në një gjendje të mjerueshme pas shirave që përfshinë qarkun dje dhe sot. Siç shihet edhe në videon e ilustruar në vijim, nga newsbomb, rruga duket tërësisht e përmbytur në ujë. Ky aks ka qenë për vite me radhë i amortizuar, duke krijuar probleme për qarkullimin, si të mjeteve te vogla ashtu edhe atyre të rënda, pasi prej vitesh nuk vihej dorë për rikonstruksionin e saj. Mirëpo në fund të prillit të 2019, nisi dhe procesi i rikonstruksionit për këtë aks. Investimi nisi me rrjetin e ri të ujësjellësit dhe sistemimit të kanalizimeve në këtë zonë dhe parashikonte zëvendësimin e linjës së vjetër me një të re, por që mesa duket nuk ka kryer punë. Kujtojmë se asokohë drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve, Alqi Bllako tha se nga investimi do të përfitonin rreth 2,600 banorë, por siç duket tashmë jo vetëm që nuk i ka ndihmuar, por janë të bllokuar pas reshjeve të shiut, pasi nuk funksionon sistemi i kanalizimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit