Takimi midis Sindit dhe Mevlanit nuk përfundoi ashtu siç duhet, ndërsa pas ofendimeve, braktisejs së takimit dhe debatit në studio, ka reguar edhe Ledjana Prenga. Kjo e fundit është konkurrentja më e re e emisionit e cila që kur hyri u shpreh se donte të njihte më shumë Atdheun. Kujtojmë se Ledjana ka zhvilluar një takim 4-minutësh me Atdheun, por edhe Mevlanin. Nga ato pak minuta njohje, si duket Ledjana e ka bërë zgjedhjen e saj. E pyetur lidhur me incidentin që ndodhi mes Sindit dhe Mevlanit, Ledjana tha se mbështeste Mevlanin pasi dukej tip i sinqertë.