Detaje/ Kush është punonjësja 25-vjeçare që humbi jetën nga trajleri?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.01.2021, 17:04

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Portin e Durrësit. Raportohet se 25-vjeçarja që humbi jetën quhet Arkineda Haskasa. Ajo u tërhoq zvarrë nga një automjet tip trajler për 25 metra. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, por punonjësja e sigurisë nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda që mori. Ende nuk dihet saktësisht se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, ndërsa shoferi i kamionit është shoqëruar në polici dhe pritet dëshmia e tij. Aksidenti tragjik ndodhi në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit