Protestat e fuqishme në SHBA/ Reagon Kina: Shpresojmë t’i gëzoheni paqes sa më shpejt!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.01.2021, 14:33

Pas sulmeve dhe trazirave të djeshme nga qytetarët amerikanë, Kina ka bërë thirrje për paqe në SHBA. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying tha në një konferencë për shtyp se duhet të arrihet paqja dhe stabiliteti.

Ajo tha:

Kina shpreson që amerikanët të gëzojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë sa më shpejt të jetë e mundur.

Duke iu referuar protestave antiqeveritare në Hong Kong vitin e kaluar, Hua u kërkoi qytetarëve të SHBA-së ‘të reflektojnë se pse disa njerëz dhe media në SHBA dhanë tregime të ndryshme mbi trazirat shoqërore në Hong Kong në 2019.

Hua Chunying shtoi:

Çfarë fjale përdorën ata për Hong Kongun? Çfarë fjalësh po përdorin ata tani? Media amerikane dënon incidentin në SHBA, duke e quajtur atë ‘dhunë’, ‘banditë’, ‘ekstremistë’ dhe ‘turp’. Çfarë fjalësh përdorën ata për të përshkruar trazirat në Hong Kong? ‘Pamje e bukur’, ‘luftëtarë për demokraci’.

Burimi: aa.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit