Bashkëshortja e Përparim Ademit: Ishte i mërzitur! Më tregoi që e tradhëtonte e dashura

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.01.2021, 14:38

Vrasja e dy motrave Zhaneta dhe Kristina më 31 dhjetor të vitit që sapo lamë pas ka sjellë çdo ditë detaje tronditëse nga marrëdhënia që ato kishin me vrasësin e tyre, Përparim Ademi. Në dëshminë e dhënë para policisë, bashkëshortja e ligjshme e Përparimit, Vjollca Telo ka treguar se burri i saj e kishte informuar për tradhëtinë e të dashurës së tij. Ajo është shprehur se i ka thënë ‘le të të tradhëtojë, në fund të fundit të dashur e ke’. Në një dokument nga ReportTv, tregohet dëshmia e Vjollcës dhe marrëdhënies që ajo kishte pasur me Zhaneta Metanin dhe Kristinën. Ajo thotë se nuk ka dashur që të ndërhyjë në raportin e Përparimit me 2 motrat. Më tej ajo tregon se si e mori vesh vrasjen e Zhaneta Metanit. Më datë 31 dhjetor ajo tregon se pasi bashkëshorti i tregoi për shqetësimin e lidhjes me Zhanetën, Vjollca ka dalë nga banesa për të bërë pazar.

Sipas dëshmisë, kur Vjollca u rikthye në shtëpi, nuk e gjeti Përparimin dhe menjëherë telefonoi Zhanetën. Në telefon u përgjigj Anxhelo, djali i Zhanetës i cili u shpreh se Përparimi kishte shkuar në shtëpi dhe kishte vrarë të ëmën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit