Trazirat në SHBA! Oficerët e policisë i lejuan vetë protestuesit të futen brenda në Kongres

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.01.2021, 14:21

Dhjetëra mbështetës të Donald Trump ditën e djeshme mësynë Kongresin e SHBA-së dhe u përplasën me policinë në një përpjekje për të ndaluar çertifikimin e fitores së Joe Biden. Nga këto protesta të dhunshme shumë qytetarë u plagosën, 4 prej tyre humbën jetën dhe shumë të tjerë u arrestuan. Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa video ku shihet se oficerë të policisë lejojnë protestuesit të futen në ambientet e Kongresit të SH.B.A., pavarësisht nga përshkallëzimi i situatës brenda ndërtesës. Në Twitter janë postuar disa video ku mbështetësit e Trumpit brohorasin me kënaqësi ndërsa barrikadat hiqen dhe atyre u lejohet të përparojnë në ndërtesë.

Ish shefi i stafit të Presidentit Trump, Reince Priebus, i ka quajtur trazirat si terroriste dhe mbështetësit e Trump si terroristë të brendshëm ’.

Shumë nga këta njerëz nuk janë asgjë përveç terroristëve të brendshëm. Dhe shumë janë kriminelë dhe krijues të problemeve që të gjithë veprojnë në një mënyrë të kundërt me patriotizmin. Këta njerëz të dhunshëm nuk kanë respekt për demokracinë. Çmenduri e pastër dhe e neveritshme.

Burimi:unilad.co.uk Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit