Gabimi i arbitrit në ndeshjen Milan-Juventus, goli i kuqezinjve duhej anuluar

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07.01.2021, 13:06

Juventusi ka fituar mbrëmjen e djeshme ndaj Milanit me rezultatin 3-1. Arbitri i kësaj ndeshje, Masimiliano Irrati, sipas mediave italiane, ka bërë disa gabime, ku kryesori ishte goli i Milanit, i cili nuk ishte i rregullt. Kalabria barazon rezultatin në 1-1, por Juventusi proteston ashpër dhe me të drejtë.

Goli duhej anuluar, pasi aksioni nis me një faull të Çalhanoglusë ndaj Rabiosë. Fantazisti i Milanit nuk interesohet fare për topin dhe përplas më trup juventinin. Arbitri Irrati nuk vërshëllen, edhe VAR-i jo, por pamjet tregojnë qartë se ishte një faull i qartë. Gabimi më i rëndë i mbrëmjes...

Momenti i faullit:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit