Arjoni hedh poshtë deklaratën e Anës: S’flas dot, jam në proces gjyqësor

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.01.2021, 13:01

Para pak javësh Arjoni publikoi një foto nga shtrati me Anën. Kaq u desh dhe në rrjetet sociale shpërthyen komente nga më të ndryshmet. Më pas produksioni i Për’puthen vendosi që t’i përjashtojë të dy, për shkak se kishin shkelur rregullat e vendosura. Në lidhje me foton Ana tha se kishte qenë vetë ajo që kishte shkuar tek shtëpia e Arjonit për t’i dërguar një ilaç, pasi ai ishte i sëmurë. Por Arjoni deklaroi se me Anën sapo kishte nisur një histori dashurie dhe se ajo kishte luajtur me ndjenjat e tij. Ndërkohë, në Për’puthen Prime Ana tha se ka nisur procedurat gjyqësore për cënim të privatësisë dhe dëmtim imazhi pas publikimit të fotos.

Nga ana tjetër Arjoni u shpreh:

Jam paraqitur me avokatët e mi tek zyrat por deri tani nuk ka asnjë procedim penal. Presim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit