Aksidenti tragjik i merr jetën shqiptarit 25-vjeçar në Itali, viktimë edhe miku i tij italian

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07.01.2021, 12:45

Një aksident tragjik është shënuar së fundmi në Itali, ku një i ri shqiptar dhe miku i tij italian kanë gjetur vdekjen. Ata po udhëtonin me një automjet tip Peugeot, por kanë dalë nga rruga e për pasojë janë përplasur me murin rrethues të varrezave.

Viktimat janë identifikuar si Dante Cappai dhe Enrik Vuka, 23 dhe 25 vjeç. Deri më tani dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit ka ardhur për shkak të motit të keq. Pasagjeri Dante Cappai vdiq menjëherë, ndërsa shqiptari ndërroi jetë në spital.

Burimi: tiburno.tv | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit