Superaksion i policisë së Çuçit, kapen të miturit që morën kompjuterat e shkollës!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07.01.2021, 09:16

Policia e Bledi Çuçit ka lënë mënjanë çdo ngjarje tjetër dhe ka zbuluar me një superaksion, tre të miturit që morën kompjutër nga shkolla. Policia i ka sekuestruar kompjuterat dhe ka proceduar penalisht të miturit. Ndër të tjera është bërë edhe njoftimi mbi superaksionin, ku të miturit kanë marrë dënimin që meritojnë.

Epo, kjo është polici, jo ata që kapin kriminelët.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja me thyerje në laboratorin e informatikës së shkollës së mesme të qytetit të Kukësit.

Sekuestrohen 5 kompjuterët e vjedhur.

Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të mitur, si autorë të dyshuar.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së informacionit se në shkollën e mesme të qytetit të Kukësit, persona të paidentifikuar kishin shkatërruar dyert e shkollës dhe më pas ishin futur në laboratorin e informatikës, ku kanë vjedhur 5 kompjuterë dhe aksesorët e tyre, kanë vlerësuar situatën dhe menjëherë është ngritur grupi hetimor, me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Si rezultat i hetimeve profesionale të kryera u bë i mundur identifikimi i autorëve të vjedhjes, që janë shtetasit e mitur E. E., E. E. dhe K. E., të cilët për shkak të moshës u proceduan në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 kompjuterët dhe aksesorët e tjerë të vjedhur në ambientet e shkollës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit