Protesta në Amerikë, reagon Sandër Lleshi: Të përdoret forca kur është e nevojshme!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07.01.2021, 09:04

Lidhur me protestat në SHBA ka reaguar edhe ish-ministri Sandër Lleshi. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në protestë duhet përdorur edhe forca. Kujtojmë që Lleshi është një nga ministrat e Brendshëm që në protestat qytetare ka urdhëruar përdorimin e dhunës dhe gazit lotsjellës. Duket se me eksperiencën e këtyre, Lleshi po u jep “mend” edhe amerikanëve.

Postimi i Lleshit:

Demokracia duhet të vetëmbrohet. Karl Popper e shihte si domosdoshmëri aftësinë e demokracive për vetëmbrojtje. Mësimet e tij më erdhën të parat në mendje sonte, teksa shihja me trishtim të thellë sulmin e verbër të një grushti njerëzish kundër Capitol Hill, simbolit më të lartë të demokracisë në botën e sotme, shpresës më të madhe për lirinë dhe demokracinë në mbarë botën. Ja çfarë shkruan Popper në vitin 1945, pasi bota kishte paguar një çmim të tmerrshëm për tolerancën e treguar përballë ekstremizmit: “TOLERANCA E PAKUFISHME SJELL ZHDUKJEN E TOLERANCËS. Nëse ne e shtrijmë tolerancën e pakufishme edhe mbi ata që janë intolerantë, nëse ne nuk jemi të përgatitur për të mbrojtur një shoqëri tolerante përballë sulmeve të intolerantëve, atëherë tolerantët do të shkatërrohen dhe bashkë me ta edhe toleranca. Me këtë formulim unë nuk nënkuptoj, për shëmbull, që ne duhet të shtypim përherë shprehjet e filozofive intolerante; për aq sa ne mund të përballemi me to përmes argumeteve racionalë dhe t’i mbajmë nën kontroll përmes opinionit publik, shtypja do të ishte e paarsyeshme. Por ne duhet të mbrojmë të drejtën për t’i shtypur ata edhe me anë të forcës, nëse kjo është e domosdodshme; sepse mund të rezultojë që ata nuk janë të përgatitur për t’u përballur me ne përmes argumenteve racionale, por vetëm për denoncimin e çdo argumenti; ata mund t’ua ndalojnë pasuesve të tyre dëgjimin e argumenteve racionale me pretendimin se ato janë mashtrime dhe t’i mësojnë ata që përgjigjen përmes grushtave apo pistoletave të tyre. Për këtë arsye, ne duhet të mbrojmë të drejtën, që në emër të tolerancës të mos tolerojmë intolerantët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit