Me shqiponjën dykrenare stampuar në triko, John Alite udhëhoqi protestën në SHBA

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.01.2021, 02:05

SHBA u përfshi nga një protestë e fuqishme për shkak se ata që mbështesin Donald Trump nuk ishin dakord me certifikimin e Joe Biden si president i ri. Pretendimi kryesor nga Administrata Trump ka patur të bëjë pikërisht me manipulimin e zgjedhjeve nga ana e demokratëve. Qindra protestues mësynë ambientet e brendshme të Kongresit Amerikan dhe përplasjet me policinë dhe forcat e sigurisë nuk munguan. Madje një grua u qëllua me armë zjarri dhe u plagos rëndë. Një nga oraganizatorët e protestës ishte dhe John Alite, me origjinë shqiptare dhe një nga mbështetësit më të zjarrtë të Trump.

Ai është parë në krye të protestës, ndërsa nuk kanë munguar edhe simbolet identifikuese shqiptare. Ai kishte të veshur një triko të kuqe dhe me shqiponjën dykrenare të stampuar në të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit