Vizita në Turqi/ Kush është Sinan Idrizi përkrah ministrave të Ramës?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.01.2021, 22:39

Sinan Idrizi ishte pjesë e delegacionit shqiptar gjatë vizitës së Ramës në Turqi. Por se në çfarë statusi ai ishte aty, këtë nuk mund ta themi me siguri. Ajo çka dihet është fakti se Sinan Idrizi ka qenë shpesh në qendër të akuzave, pasi shihet si 'fasadë' e Edi Ramës në kompaninë “Air Albania”, ku ai zotëron 41% të aksioneve. Kujtojmë se në qershor të vitit të kaluar, Prokuroria e Stambollit kërkoi dënimin me burg nga 3 deri në 10 vite për Sinan Idrizin, i cili akuzohej nga biznesmeni turk Adnan Polat se e kishte mashtruar dhe i kishte marrë 3.5 milionë euro.

Sipas Polat, paratë janë marrë me premtimin për blerjen e kompanisë së naftës Global Fluids International, ndërsa Idrizi ka reaguar duke mohuar çdo gjë. Gjithsesi, prania e tij ditën e sotme në oborrin e Erdogan bashkë me ministrat e Edi Ramës, mesa duket përforcon edhe njëherë akuzat se ai është thjesht një zgjatim i Ramës në kompaninë “Air Albania".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit