Trazira masive pranë Kongresit Amerikan, një grua qëllohet me armë zjarri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.01.2021, 22:06

Prej disa minutash SHBA është përfshirë nga protesta dhe trazira masive pranë ambienteve të Kongresit. Shkak është bërë certifikimi i fitores së Biden si president i SHBA, çka nuk është pritur aspak mirë nga mbështetësit e Donald Trump. Mediat e huaja raportojnë se së fundmi janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe se brenda ndërtesës së Kongresit është qëlluar një person.

Ndërkohë Trump ka reaguar në Twitter duke shkruar:

Ju lutemi mbështesni Policinë e Kapitolit dhe zbatuesit e ligjit. Ata janë me të vërtetë në anën e vendit tonë. Qëndro i qetë!

Burimi: wusa9.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit