Kallëzim/ Edi Rama, 15 ministra, kryebashkiakë dhe deputetë paditen në SPAK

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.01.2021, 21:00

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, duke nisur që nga kryeministri Edi Rama dhe deri tek disa ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë. Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, janë 16 persona që kallëzohen se po përdorin funksionin publik për interes elektoral.

  1. Edi Rama, Kryeministër.
  2. Elisa Spiropali, Ministër i Marrëdhënieve me Kuvendi.
  3. Anila Denaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë.
  4. Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit.
  5. Belinda Balluku, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
  6. Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
  7. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë.
  8. Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz.
  9. Emiriana Sako, Kryetar i Bashkisë Durrës.
  10. Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak.
  11. Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë.
  12. Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë.
  13. Dritan Agolli, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
  14. Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
  15. Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
  16. Karolina Kostallari, Drejtues i Njësisë Administrative nr.10 Tiranë.

Ndërkohë, në kallëzimin e Partisë Demokratike theksohet se:

Ky kallëzim apo kallëzimet e ngjashme me të janë rasti ideal që edhe SPAK të sprovohet në sytë e mbarë opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar dhe të tregojë me vepra se organet ligj-zbatuese shqiptare do të vendosin përpara përgjegjësive çdo shkelës të ligjit, pavarësisht nëse është i pasur apo i veshur me pushtet.

PD i ka kallëzuar të gjithë për 2 vepra penale të cilat janë “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Disa nga shembujt e sjellë janë përfshirja e Edi Ramës, Elisa Spiropalit, Taulant Ballës, Belinda Ballukit, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt edhe shumë të tjerë në aktivitete që kanë të bëjnë kryesisht me rindërtimin pas tërmetit, ku përdoren burime dhe para publike si dhe me dhënien e certifikateve të legalizimit apo investimeve të tjera publike.

Kujtojmë se pak kohë më parë PD-ja dorëzoi një kallëzim të veçantë në SPAK për Ministren Olta Xhaçka, e cila ka përdorur disa herë helikopterin ushtarak për qëllime elektorale. Megjithëse nga SPAK nuk ka akoma asnjë reagim për disa kallëzime, PD i kërkon Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të bëhet përçues i zërit të qytetarëve të ndershëm që besojnë se ligi është i barabartë për të gjithë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit