Janë luajtur në orën 15:00 disa nga ndeshjet e javës 16-të në Serinë A, ku rezultati më surprizues ishte padyshim humbja e Interit nga Sampdoria me rezultatin 2-1. Një humbje që djeg, pasi nëse do kishin fituar, do kishin shansin të kalonin në renditje provizore Milanin. Megjithatë, nuk ia dolën dhe kipi i Antonio Contes nuk ka arritur rezultat pozitiv pas tetë fitoreve radhazi në kampionat.
Makthi për zikaltërit ishte një ish, si Antonio Candreva. Pas kësaj humbje, zikaltrit mbeten në vendine dytë me 36 pikë apo një më pak se Milani i pari që luan me Juventusin në mbrëmje dhe ka shansin të shkëputet më shumë. Nga ana tjetër Sampdoria renditet në vendin e 11-të me 20 pikë. Në ndeshjen e ardhshme, Interi udhëton në transfertë te Roma, ndërsa edhe Sampdoria luan gjithashtu si mik te Spezia.