Para pak ditësh u njoftua ndarja nga jeta e Nazlije Sherifit nga Mitrovica, e cila ishte diagnostikuar me Glomerulosklerozë Foke Segmentale. Vajza duhej të merrte një veshkë për të shpëtuar dhe për dhurimin e saj doli garant Valmir Açkaj nga Deçani. Valmiri u shpreh se nuk kishte njohje me vajzën por do ta bente një gjest të tillë thjesht nga zemërgjerësia si për vajzën e tij. Ditën e sotme Valimiri ishte i ftuar në një emision televiziv ku tha se lajmi i vdekjes së 20-vjeçares ka qenë lajmi më i hidhur në jetën e tij.
“Ishte motra ime, ashtu e ndjeva e do të jetë gjithmonë. Analizat e para i bëmë ne Tiranë, procedurat e mia ishin çdo gjë ok, e prisnim për përgjigjen. Përgjigja ende nuk ka ardhur. Kemi qenë në pritje”, tha ai kur e pyetën në lidhje me analizat.
Ndërkohë i pyetur për ditëlindjen e Nazlijes, Valmiri tha nuk e kishin festuar bashkë pasi e kishte takuar për Vitin e Ri.