Këngëtari me famë botërore, The Weeknd gjithmonë është paraqitur para publikut me performanca dhe veshje dalluese në vitet e fundit, por në videoklipin e tij më të ri, artisti ka marrë një pamje tërësisht tjetër. The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, ka qenë në krye të top listave për disa vite tashmë, por ka marrë një pamje tërësisht të transformuar për artin e tij.
Teksa pranoi çmimin “Albumi i Preferuar Soul / R & B” në AMA në nëntor, ai u shfaq në skenë me fytyrë të mbuluar me fasho. Fansat mendua se ishte një përshtatje e pamjes për këngën e tij “Blinding Lights”. Videoja muzikore e këngës së tij të re “Save Your Tears”, këngëtari 30-vjeçar duket i mbushur me botoks në fytyre, teksa ka deklaruar se kjo është vetëm diçka e përkohshme.
Burimi: UNILAD | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA