Detaje të reja! Përparim Ademi dhe dy motrat e vrara, të arrestuar në Greqi për prostitucion

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.01.2021, 13:58

Dita e fundit e vitit 2020 u trondit nga një ngjarje e rëndë në Tiranë. 59-vjeçari Përparim Ademi ‘eliminoi’ dy motrat Kristina dhe Zhaneta me të cilat prej kohësh ishte i lidhur. Së fundmi gjatë një emisioni televiziv është mësuar se autori i kësaj ngjarje Përparimi bashkë me dy motrat Kristinën dhe Zhanetën kanë qenë të arrestuar para disa vitesh në Selanik për prostitucion dhe hyrje të paligjshme në territorin grek. Ndërkohë para pak ditësh vëllai i dy viktimave deklaroi se Përparimi i merrte motrat e tij në Greqi kur ishin shtatëzëna dhe sapo të lindnin ua shiste fëmijët. Më tej ai tha se që kur ka filluar kjo punë e deri më tani janë shitur 10 fëmijë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit