Tronditet edhe Milani/ Dy titullarë infektohen me COVID-19 pak orë para ndeshjes me Juventusin

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06.01.2021, 13:21

Edhe skuadra e Milanit ka njoftuar sot se brenda ekipit janë dy raste me COVID-19, disa orë para sfidës ndaj Juventusit që do të luhet në orën 20:45. Kuqezinjtë, përmes një komunikate për mediat, kanë njoftuar se sulmuesi Ante Rebic dhe mesfushori Rade Krunic, që pritet të ishin titullarë në formacionin bazë, kanë rezultuar pozitivë.

Dy lojtarët do t’i nënshtrohet sot një testi të dytë, ndërsa ekipi do të presë deri në fund përgjigjet e analizave të dyta për Rebiç dhe Kruniç. Me mungesën e tyre, eksperti Gianluca di Marzio ka zbuluar formacionin e Milanit kundër Juventusit.

Ja si pritet të rreshtohen kuqezinjtë:

Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Calabria, Kessie; Castillejo, Çalhanoglu, Hauge; Leao.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit