Dita e fundit e vitit 2020 u trondit nga një ngjarje e rëndë në Tiranë. 59-vjeçari Përparim Ademi ‘eliminoi’ dy motrat Kristina dhe Zhaneta me të cilat prej kohësh ishte i lidhur. Shkak u bë tradhtia dhe xhelozia, siç ka deklaruar edhe vetë Ademi. Ai është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. Ndërkohë, një ditë më parë mësohet se ai ka tentuar t’i japë fund jetës në qeli, sipas Mapo. Me të parë se çfarë po ndodhte, gardianët dhe mjekët e burgut e kanë penguar atë të kryente aktin ekstrem dhe e kanë mbajtur në jetë. Historia e Ademit me dy motrat është e komplikuar, pasi ai është në një lidhje të ligjshme me Vjollca Ademin, e cila edhe pse dinte gjithçka, nuk ka folur me qëllim për të mos prishur martesën.
Përparim Ademi akuzohet gjithashtu edhe për trafikim fëmijësh dhe ka shitur në Greqi 10 prej tyre, të lindur nga dy motrat.