Merr fund dilema/ Milan-Juventus do të zhvillohet në orarin e përcaktuar

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06.01.2021, 12:45

Nuk ka më dyshime: Juventusi ka udhëtuar sot drejt Milanos dhe do zhvillojë përballjen ndaj kuqezinjve, e vlefshme për javën e 16-të të Seria A. Bardhezinjtë njoftuan fillimisht se dy mbrojtësit, Alex Sandro dhe Juan Cuadrado, kanë dalë pozitivë me COVID-19, ndërsa priteshin rezultatet e testeve të fundit për pjesën tjetër të ekipit. Dje u raportua nga Italia se ndeshja mund të shtyhet, nëse do kishte raste të tjera me COVID-19.

Por, është konfirmuar para pak minutash se Juventusi ka udhëtuar në Milano, aty ku do zhvillojë normalisht ndeshjen në “San Siro”. Tani, pritet vetëm komunikata zyrtare e “Zonjës së Vjetër” për të dëshmuar se nuk kanë të prekur të tjerë me koronavirus. Së fundmi Juventusi publikoi edhe listën e lojtarëve të ftuar, ku përveç të prekurve me COVID-19, mungon edhe sulmuesi Alvaro Morata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit