I infektuar me koronavirus, drejtori i Covid-3 kurohet në Turqi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.01.2021, 12:17

Koronavirusi në vendin tonë vijon të përhapet me shpejtësi duke infektuar shumë njerëz mes tyre dhe mjekë e infermierë që janë në kontkat të vazhdueshëm me këtë virus. Mësohet se mjeku infeksionist, njëherazi drejtori i spitalit Covid-3, Arian Harxhi, është infektuar me koronavirus. Prej 10 ditësh, Harxhi po kurohet në një spital të specializuar në Turqi. Ndërkohë dërgimi i tij për në Turqi është mundësuar nga Ministria e Shëndetësisë, menjëherë pasi gjendja e tij shëndetësore nisi të rëndohej. Kujtojmë se shumë figura të njohura politike dhe biznesi në vendin tonë janë dërguar në Turqi për një trajtim më të specializuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit